mexhiti ne proces eshte blerja e 110 autobuseve elektrike 685cfd58098c1

Mexhiti: Në proces është blerja e 110 autobusëve elektrikë

June 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 qershor – Vitin e kaluar ka filluar implementimi i projektit më të madh infrastrukturor – përmirësimi dhe rinovimi i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në 80 komuna në vend. Gjithashtu, në Shkup po ndërtohet një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme të dekadës në këtë fushë, ai është stacioni për pastrimin e ujërave të ndotura, në proces është miratimi i Ligjit të ri për ajrin dhe janë siguruar gjashtë autobusë ekologjik, njoftoi sot në konferencën për shtyp ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinos, Izet Mexhiti, me rastin e njëvjetorit të formimit të Qeverisë.

Siç theksoi, në këtë periudhë është zhvilluar një qasje institucionale ndaj mjedisit jetësor, që nuk shihet më si një sektor dytësor, por si një fushë strategjike me ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin publik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendit.

Ai vuri në dukje se në mjedisin jetësor urban janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në trajtimin e ujërave të ndotura.

Mexhiti tha gjithashtu se si pjesë e të njejtit drejtim strategjik, janë siguruar gjashtë autobusë ekologjikë dhe janë zëvendësuar sistemet e vjetra dhe joefikase të ngrohjes në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë, që kontribuon ndjeshëm në uljen e emetimeve të ndotësve. Ai njoftoi se në proces është blerja e 110 autobusëve elektrikë, të cilët do të shpërndahen në mjedise të ndryshme urbane.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

udheheqesit e be se takohen per te diskutuar sanksionet kunder rusise dhe per lindjen e mesme 685cfa4b9c1f0
Lajmi i mëparshëm

Udhëheqësit e BE-së takohen për të diskutuar sanksionet kundër Rusisë dhe për Lindjen e Mesme

one stop shop ne tabanoc nje lehtesim per mergaten qe vlen 685cfec043897
Lajmi i radhës

“One Stop Shop“ në Tabanoc, një lehtësim për mërgatën që VLEN

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë