mexhiti ne ora news ne maqedoni ka nisur nje epoke e re politike u permbyll periudha 20 vjecare e bdi se 68f6a98f10994

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

October 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 tetor – Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN që ishin fituesit e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti në një prononcim për televizionin kombëtar Ora News, ka deklaruar se pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka filluar një kapitull i ri politik, duke i dhënë fund epokës së gjatë të BDI-së në pushtet.

“Prej dje në Maqedoni ka filluar një epokë e re politike, pra është një gjeneratë e re në qeverisje. U përmbyll ajo periudhë 20-vjeçare e BDI-së, e cila është tjetërsuar krejtësisht,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se kalimi i BDI-së në opozitë është një mundësi për reflektim dhe reformim të brendshëm.

“Do të kenë kohë në opozitë që t’i kthehen vetvetes, programit, ideve, figurave. I pret reformë e thellë,” theksoi mes tjerash Mexhiti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas 24 oresh behet i gjalle arben taravari 68f6a2749d801
Lajmi i mëparshëm

Pas 24 orësh bëhet i gjallë Arben Taravari

njehere portokall me ed ramen njehere pica me veliajn shehi flor binaj eksperiment i pd 68f6ab94d92f3
Lajmi i radhës

“Njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn”, Shehi: Flor Binaj eksperiment i PD

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë