IZET MEXHITI 2 1

Mexhiti: Ne nuk flasim për satelitë e astronomi, por për kushte elementare të Çairit (VIDEO)

September 4, 2025
min lexim

Ndoshta nuk kemi bërë shumë, por 40 vjet nuk u bë Ligji i Medresesë, VLEN-i për një vjet arriti ta bëjë zyrtare medresenë Isa Beu edhe nxënësit e kësaj shkolle të kenë të njëjtin status sikur të gjithë nxënësit tjerë të shkollave të mesme në vend. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një takim të mbajtur me banorët e lagjes Dyqanxhik.

Mexhiti, i shoqëruar nga bartësi i listës së këshilltarëve të VLEN-it në Çair, Muhamed Murtezi, dhe deputeti Bekim Sali, u pritën në konakun e haxhi Ibrahimit, ku prezantuan punët e bëra gjatë vitit të kaluar dhe planet konkrete për të ardhmen. Mexhiti vuri theksin se VLEN në vetëm për një vjet ka arritur të realizojë ligje dhe projekte që BDI nuk i ka bërë për më shumë se dy dekada, ndërsa kritikoi kundër kandidatin e tij, Bujar Osmani, se para banorëve flet për satelitë e astronomi, duke harruar problemet e përditshme të qytetarëve të Çairit.

“Ndoshta nuk kemi bërë shumë, por 40 vjet nuk u bë Ligji i Medresesë, ne ky VLEN-i për një vjet arriti ta bënë zyrtare medresenë Isa Beu edhe nxënësit e kësaj shkolle të kenë të njëjtën status sikur të gjithë nxënësit tjerë të shkollave të mesme në vend. Ndoshta nuk kemi bërë shumë, por ne për një vjet kemi pru atë që BDI nuk e ka pru për 22 vjet, Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të Shqiptarëve në Administratën shtetërore dhe publike. Ne ndoshta nuk kemi bërë shumë, por e përfunduam atë kanalin në Haraçinë, në këto ditë nisim dhe do ta përfundojmë edhe kanalin e Hasanbegut ku vetëm prej një vërshimi patëm 20 viktima. Ne ndoshta nuk kemi bërë shumë por përditë nga pak punojmë për vendbanimet tona dhe sot ne këtu vijmë për atë që e kemi bërë brenda një viti, për atë që do të bëhet deri në zgjedhje dhe të elaborojmë bashkë me ju pse e kërkojmë votën e qytetarit në Dyqanxhik, Serovë, pra jo Borellit dhe Lajqakut se ndoshta me ata nuk kuptohemi, por me banorët e Dyqanxhikut, Serovës, Gazi Babës, Dizhonit shumë mirë kuptohemi sepse nuk flasim ne për satelita, nuk flasim për astronomi, ne flasim për kushtet elementare të Çairit,” ka deklaruar zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Në një tjetër mesazh të qartë, Mexhiti i siguroi banorët e Dyqanxhikut se veprat e tij nuk varen nga zgjedhjet, duke paralajmëruar investime për lagjen Dyqanxhik dhe për tërë Çairin.

“Ne flasim për faktin se nga ministria të cilën e udhëheq unë, kam ndarë 2 milion euro dhe dita është në pyetje kur do të fillojë me projekt të gjitha rrugët dhe rrugicat e Dyqanxhikut të kenë ujësjellës, kanalizim dhe rrjet atmosferik me qëllim që mos tju dhemb më koka që çdoherë që bie shi të brengoseni se si do të përfundoj. Kjo nuk është se do të bëhet nëse më votoni, kjo do të bëhet, pa marrë parasysh votimeve pra 2 milion euro për Dyqanxhikun, 2 milion euro për Sahat Kullën, aty prej kohës së Titos nuk është bërë asgjë, jo që nuk kemi dashur por nuk ka pasur qeveri që i ka përkrahur komunat në projekte të tilla,” është shprehur Mexhiti para banorëve të lagjes Dyqanxhik.

Sipas Mexhitit mesazhi ishte i qartë, Çairi ka nevojë për njerëz që punojnë për qytetarët, jo për politikanë që flasin për galaktika e satelitë. Thirrja e VLEN-it për banorët e Çairit është që të zgjedhin një alternativë që sjell punë konkrete dhe projekte të dukshme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luiz ejlli ndau lajmin e madh me fansat se shpejti me nje projekt te radhes 68b9f3f811a32
Lajmi i mëparshëm

Luiz Ejlli ndau lajmin e madh me fansat, së shpejti me një projekt të radhës

IZET MEXHITI 1 1
Lajmi i radhës

Mexhiti nga Dyqanxhiku: VLEN është ardhmëria e Çairit, jo satelitët e BDI-së! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë