mexhiti ne konferencen per riperteritje te ukraines 2025 ne rome 68700d3f96a28

Mexhiti në Konferencën për ripërtëritje të Ukrainës 2025 në Romë

July 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e cila po mbahet në Romë, Itali.

Siç kumtoi MMJPH, bëhet fjalë për konferencën e katërt me radhë me karakter ndërkombëtar, të dedikuar për rimëkëmbjen dhe rindërtimin afatgjatë të Ukrainës. Ngjarja është bashkëorganizuar nga qeveritë e Italisë dhe të Ukrainës, ndërsa qëllimi kryesor është mobilizimi i burimeve qeveritare, financiare dhe private për të mbështetur rindërtimin e vendit të goditur nga lufta.

Në Romë, zëvendëskryeministri Mexhiti e ka ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në procesin e rindërtimit.

“URC 2025 përfaqëson vazhdimin e serisë vjetore të forumeve të nivelit të lartë politik e cila që nga viti 2022 bashkojnë qeveri, institucione financiare ndërkombëtare dhe dhoma ekonomike rreth vizionit për një “rrugë të shpejtë, të qëndrueshme dhe evropiane të rimëkëmbjes së Ukrainës”, ceket në kumtesë.

Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në nivelin më të lartë edhe një herë dëshmon se vendi ynë mbetet përkrahës i qëndrueshëm i Ukrainës dhe pjesëmarrës aktiv në forcimin e solidaritetit evropian dhe partneritetit me NATO-n dhe BE-në.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi gjimnazi sami frashri kampusi universitar nene tereza shkolla ne cashke shkolla ne nerove jane fakt i qeverisjes tone 68700813da98d
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Gjimnazi “Sami Frashri”, kampusi universitar “Nënë Tereza”, shkolla në Çashkë, shkolla në Nerovë janë fakt i qeverisjes tonë

doreheqja e drejtoreve neper bashki hitaj ndoshta rama po paralajmeron bashkeqeverisje lokale 68701699c30b8
Lajmi i radhës

Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki! Hitaj: Ndoshta Rama po paralajmëron bashkëqeverisje lokale

Të fundit nga

ShkoLartë