IZET MEXHITI TEK FAMILJA BUSHI

Mexhiti: Në konakun e familjes së luftëtarëve Suat e Gani Bushi, u vulos mesazhi se rruga e fitores kalon përmes përkrahjes qytetare

September 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti vazhdoi sot takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, duke theksuar përkrahjen e fuqishme që po merr nga të gjitha lagjet dhe familjet shqiptare.

Kësaj radhe, Mexhiti ishte mysafir në konakun e familjes së nderuar të luftëtarëve Suat dhe Gani Bushi në lagjen Serovë, ku u prit me ngrohtësi dhe vendosmëri, duke marrë një mesazh të qartë: Çairi e di rrugën e fitores.

“Familja Bushi, me pritjen e tyre të ngrohtë dhe përkrahjen e vendosur, na dha një mesazh të fuqishëm: rruga e fitores kalon përmes përkrahjes së qytetarëve që e duan dhe e mbrojnë Çairin,” theksoi Mexhiti.

Ai u shpreh se Serova, një ndër bastionet e krenarisë shqiptare në Shkup, ka treguar edhe një herë se është në anën e duhur – në anën e zhvillimit, ndërtimit, drejtësisë dhe vizionit për të ardhmen.

“Çairi nuk ka kohë për eksperimente. Serova e di, Çairi e di – kush duhet të udhëheqë dhe kush është i përkushtuar për të çuar përpara këtë komunë krenare shqiptare,” shkruan në postimin e tij Mexhiti.

Duke vlerësuar përkrahjen që po merr nga çdo cep i komunës, ai tha se qytetarët tashmë janë bashkuar rreth vizionit të tij dhe të ekipit të tij, dhe se fitorja po formësohet përditë në zemrat dhe mendjet e njerëzve të zakonshëm që kërkojnë ndryshim dhe dinjitet.

“Përkrahja nga çdo lagje dhe çdo familje është një mesazh i fuqishëm se të gjithë po na bashkohen në rrugën e drejtë. Kjo është energjia që na jep Serova, kjo është fuqia që na jep Çairi,” shtoi ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

programi i qeverise rroga minimale 500 euro mesatarja mbi 1 mije euro 68caa3b2b83a1
Lajmi i mëparshëm

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

ne korrik u paguan 165 milione euro per ndertimin e autostradave ne korridoret 8 dhe 10d 68caab1b4619f
Lajmi i radhës

Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d

Të fundit nga

ShkoLartë