mexhiti ne hapjen e shtabit ne nendegen kongresi i manastirit ne gazi babe nga ketu nis fitorja 68d857b539c50

Mexhiti në hapjen e shtabit në nëndegën “Kongresi i Manastirit” në Gazi Babë: Nga këtu nis fitorja

September 27, 2025
1 minut lexim

Në vazhdën e angazhimeve për të qenë afër çdo qytetari, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti mori
pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në lagjen Gazi Babë, në nëndegën
“Kongresi i Manastirit”.

Ky shtab do të jetë i hapur çdo ditë për të mirëpritur çdo familje, të ri e të re, çdo qytetar që beson në ndryshim dhe në një të ardhme më të mirë për Çairin, ka thënë Mexhiti.

“Ky nuk është vetëm një shtab, por një pikënisje e fitores sonë të përbashkët. Këtu do të lindin idetë, programet dhe veprimet që do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm për Gazi Babën dhe të gjithë Çairin”, deklaroi Mexhiti.

Më tej, ai tha se qeverisja që e përfaqësojnë ka treguar qartë se me guxim dhe vizion mund të realizohen projekte që ndikojnë drejtpërdrejt
në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Nga infrastruktura moderne, te politikat për zhvillim ekonomik, nga ajri i pastër, te krijimi i mundësive për rininë, kjo është ajo që kemi ndërtuar, dhe këtë do ta thellojmë edhe më tej”, theksoi më tej Mexhiti
para qytetarëve të pranishëm.

Jam i bindur shtoi Mexhiti se bashkë me çairasit do ta çojë përpara këtë vizion të përbashkët.

“Bashkë me çairasit, ndryshimi është i pashmangshëm. Dhe fitorja është e
sigurt”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajram rexhepi takon banoret e lagjes dardania ne do te bejme gjithcka qe dime dhe mundemi 68d85712625d2
Lajmi i mëparshëm

Bajram Rexhepi takon banorët e lagjes Dardania: Ne do të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi

vrasja e biznesmenit italian ne tepelene lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemte e tij 68d859158c5bb
Lajmi i radhës

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë