Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar mundësinë e një rikonstruimi të Qeverisë në fund të muajit mars.
Në një intervistë për TV21, Mexhiti theksoi se dinamika politike dhe qeverisëse e kërkon një proces të tillë, duke nënvizuar se paraprakisht do të bëhet një analizë e detajuar për punën dhe rezultatet e ministrave që vijnë nga radhët e VLEN-it.
“Dinamika e kërkon që të bëhet një rikonstruim i qeverisë. Për të folur rreth suksesit dhe të arriturave të ministrave nga radhët e VLEN-it duhet të bëhet një analizë më e thellë”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti shtoi se çështja e rikonstruimit do të trajtohet në kuadër të mbledhjes së ekzekutivit të VLEN-it, ku fillimisht do të ketë llogaridhënie, e më pas do të merret vendimi përfundimtar lidhur me ndryshimet eventuale në përbërjen e Qeverisë.izet mexhiti
Sipas Mexhitit, vendimet që do të merren do të bazohen në vlerësimin e performancës dhe në nevojën për rritjen e efikasitetit të qeverisjes.


