mexhiti ne carshi mes qytetareve forca jone vjen nga njerezit 68e7f1719970f

Mexhiti: Në Çarshi, mes qytetarëve, forca jonë vjen nga njerëzit

October 9, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër dhe takoi
shumë qytetarë, siç thotë ai në zemrën historike të Shkupit.

Gjatë ecjes në rrugicat e Çarshisë, të ndriçuara nga dielli i vjeshtës
dhe jehona e zërave të tregtarëve, Mexhiti u përshëndet nga qytetarë të
shumtë, duke shkëmbyer përshëndetje dhe shtrëngime duarsh me ta.

“Çdo përshëndetje, çdo dorë e shtrënguar, më kujton se forca jonë vjen nga njerëzit, nga besimi i tyre dhe nga angazhimi ynë për një qeverisje të ndershme”, u shpreh Mexhiti pas takimeve.

Ai theksoi rëndësinë e prezencës së përditshme në mesin e qytetarëve, duke dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e tyre, si pjesë e angazhimit të
tij për një qeverisje të drejtë dhe transparente në Çair.

Vizita e sotme në Çarshi ishte një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë të Mexhitit me qytetarët dhe bizneset në këtë pjesë si dhe mbështetjen e gjerë që ai gëzon në prag të zgjedhjeve lokale.

IMG 5828

IMG 5827

IMG 5829

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2025 10 09 at 19.27.44
Lajmi i mëparshëm

Bartësi i listës së Këshilltarëve të koalicionit AKI në Tearcë, Zemri Idrizi prezanton platformën e re zyrtare të komunikimit me qytetarët

vrasja e gjyqtarit astrit kalaja kryeprokurori olsian cela takim me drejtuesit e prokurorive 68e7f2d3aaa06
Lajmi i radhës

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kryeprokurori Olsian Çela takim me drejtuesit e prokurorive

Të fundit nga

ShkoLartë