mexhiti muzika magjepsi arti emocionoi dhe kultura bashkoi ashtu sic beri edhe marreveshja e ohrit 689d136b7725b

Mexhiti: Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri edhe Marrëveshja e Ohrit

August 14, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, në shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, në rrjetin social facebook, ka shkruar se sonte Shkupi, për një natë, u shndërrua në skenë ku talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm.
“Sonte, Shkupi u bë qendra e një ngjarjeje të veçantë, duke shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, një moment historik që vulosi paqen, garantoi barazinë dhe hapi një kapitull të ri bashkëjetese mes komuniteteve të vendit. Për një natë, kryeqyteti u shndërrua në skenë ku talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm.
Kjo gala madhështore, me pjesëmarrjen e yllit me famë botërore Ramë Lahaj dhe në bashkëpunim me Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u organizua për të nderuar këtë ditë të rëndësishme. Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri vetë Marrëveshja e Ohrit para 24 vitesh, duke e shndërruar koncertin në një festë të vërtetë të paqes dhe harmonisë”, ka shkruar Mexhiti.

ramlahajrammlbilallfilvisarfilvenerafil

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurseni rryme me keto kater truke gjate perdorimit te makines larese 689d0f33783f0
Lajmi i mëparshëm

Kurseni rrymë me këto katër truke gjatë përdorimit të makinës larëse

taravari sshkoi sonte te alia karrigia i mbeti bosh 689d136f4f809
Lajmi i radhës

Taravari s’shkoi sonte te Alia, karrigia i mbeti bosh

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë