photo output 21 scaled

Mexhiti me mesazh të fuqishëm nga Çairi: Barazia gjinore nuk është kauzë vetëm e grave, por e gjithë shoqërisë

August 25, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një tubim me forumin e gruas, dërgoi një mesazh të qartë për barazinë gjinore, duke theksuar se demokracia është e pamundur pa pjesëmarrjen aktive të grave dhe vajzave. Ai nënvizoi se përjashtimi i grave nga politika është shkatërrim i themeleve të vetë demokracisë, ndërsa përfshirja e tyre është garancia e një shoqërie më të drejtë dhe më të fortë.

Mexhiti tha se barazia gjinore nuk është thjesht një kauzë e grave, por një kauzë e të gjithë shoqërisë.

“Kur vajzave u hiqen pengesat dhe u jepen mundësi të barabarta, fiton i gjithë komuniteti – shkollat bëhen më të forta, ekonomia më e gjallë dhe demokracia më e drejtë”, theksoi ai, duke shtuar se vizioni i tij për Çairin është komuna ku çdo zë dëgjohet dhe çdo qytetar ka vend në tavolinën e vendimmarrjes.

Duke e mbyllur fjalën, Mexhiti theksoi se pa gratë e vajzat çdo fitore është gjysmake, prandaj angazhimi i tij politik do të jetë i pandashëm nga angazhimi për barazi dhe drejtësi shoqërore.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

7c4926f1 47ba 46a3 962c 4cd2f936e9ff
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

zjarret ne shqiperi mobilizim nga toka dhe ajri per shuarjen e tyre 68acbb768ab17
Lajmi i radhës

​Zjarret në Shqipëri, mobilizim nga toka dhe ajri për shuarjen e tyre

Të fundit nga

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

357 persona janë vënë në pranga në një operacion kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë terroristë u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore. Ministri i

Zola për garën e titullit

Dy javë para përfundimit të fazës së parë dhe me një garë të hapur në çdo zonë të renditjes, Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, foli për Serie A
ShkoLartë