photo output 3 scaled

Mexhiti: Me Ligjin e ri për lojërat e fatit mbrojmë të rinjtë dhe familjet, fund kazinove pranë shkollave

July 15, 2025
1 minut lexim

Qeveria ka miratuar Projektligjin e ri për lojërat e fatit, i cili sjell ndryshime thelbësore në një sektor që për vite me radhë ka funksionuar pa mbikëqyrje dhe kontroll të mjaftueshëm. Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, ky ligj përfaqëson një hap kyç në mbrojtjen e të rinjve dhe qytetarëve nga ndikimi i dëmshëm i lojërave të fatit.

Me zgjidhjet e reja ligjore, kazinotë, klubet e automatëve dhe bastoret sportive do të dislokohen larg institucioneve arsimore.

“Do ta pastrojmë ambientin përreth shkollave nga ndikimi i kësaj industrie destruktive. Nxënësit nuk do t’i nënshtrohen më kulturës së lojërave të fatit – të rinjtë do të mbrohen, siç e meritojnë,” theksoi Mexhiti.
Ligji parasheh rregulla më të ashpra, tatime më të larta dhe kushte të rrepta pune, me qëllim eliminimin e operatorëve që deri më tani kanë punuar në dëm të qytetarëve dhe institucioneve.

“I kemi dhënë fund kohës kur përfitimi nga lojërat e fatit ishte më i rëndësishëm se mirëqenia e qytetarëve. Ky është një ligj në interes të njeriut të zakonshëm – të nxënësit, të prindit, të familjes,” tha Mexhiti, duke shtuar se kjo Qeveri ka treguar se kur ka vullnet politik, ndryshimet janë të mundshme.

Ligji i ri do të hyjë në fuqi pas miratimit të tij në Kuvend.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti takon deputetin salih murat 6876b2ad1b05c
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti takon deputetin Salih Murat

kemi borxhe te trasheguara spo mundemi uniteti ne mitrovice i kunderpergjigjet akuzave te punetorit 6876b66d7b5dc
Lajmi i radhës

“Kemi borxhe të trashëguara, s’po mundemi…”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit

Të fundit nga

ShkoLartë