mexhiti me 19 tetor cairi zgjedh te ardhmen me 19 tetor fiton ndryshimi 68bb56102fb0c

Mexhiti: Më 19 tetor, Çairi zgjedh të ardhmen, më 19 tetor fiton ndryshimi!

September 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 shtator – Sonte, në lagjen Serovë të Çairit, u mbajt një tubim madhështor, ku kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, z. Izet Mexhiti, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e zonës.

“Nga një konak i planifikuar, Serova e ktheu natën në një tubim madhështor. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme-plot jehonë, besim dhe entuziazëm. Qytetarët treguan qartë se Çairi është gati për hapin e madh përpara,” u shpreh z. Mexhiti.

Ai theksoi se programi i tij përfshin projekte konkrete për zhvillim, ndërtim të mirëqenies për çdo familje, dhe rikthim të shpresës për një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Çairit.

“Faleminderit, Serovë, për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ju jeni forca jonë, ju jeni garancia e fitores,” shtoi z. Mexhiti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeparlamentari gashi fjala ime e plote ne pritjen per nder te 8 shtatorit dites se pavaresise 68bb499b1cbee
Lajmi i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi: Fjala ime e plotë në pritjen për nder të 8 Shtatorit- Ditës së Pavarësisë

bdi miraton kandidaturat e radhes dhe shpall mobilizimin kombetar per fitoren plebishitare me 19 tetor 68bb56b3f2f09
Lajmi i radhës

BDI miraton kandidaturat e radhës dhe shpall mobilizimin kombëtar për fitoren plebishitare më 19 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë