photo output 7

Mexhiti mbi arrestimin e tifozit përgjegjës për thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë: Mesazhi është i qartë, gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet

August 5, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka përshëndetur arrestimin e njërit prej tifozëve përgjegjës për thirrjet fashiste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

“Përgëzoj institucionet për reagimin e shpejtë dhe punën efektive në këtë rast. Mesazhi është i qartë: gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet,” shkroi Mexhiti.

Ai shtoi se ky është një hap pozitiv në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kulturës sportive.

Mexhiti po ashtu uroi ekipin e Shkëndijës për ndeshjen e sotme kundër Qarabagut, duke ftuar tifozët që të tregojnë mbështetje me kulturë sportive dhe dinjitet kombëtar.
“E gjithë vëmendja jonë është te krenaria e futbollit, Shkëndija. Sonte, ta tregojmë atdhedashurinë me sjellje shembullore, jo me gjuhë urrejtjeje ndaj askujt,” theksoi ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje person per thirrje antishqiptare ne ndeshjen maqedoni e veriut rumani 689238072f6d7
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një person për thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

berisha denon thirrjet antishqiptare ne kumanove 689241662e20f
Lajmi i radhës

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë