mexhiti mbi 1 4 milione euro investim per transformimin e lagjes

Mexhiti: Mbi 1.4 milionë euro investim për transformimin e lagjes Dyqanxhik

August 4, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur nisjen e një projekti të madh infrastrukturor në lagjen Dyqanxhik, me vlerë mbi 1.4 milionë euro.

Projekti parasheh ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit atmosferik – një transformim rrënjësor në infrastrukturën bazë që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët e kësaj lagjeje.

Mexhiti njoftoi se mjetet për realizimin e këtij investimi janë siguruar nga Qeveria dhe Ministria që ai drejton, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Investime (EIB).

“Jemi në terren, jemi në veprim dhe nuk ndalemi. Dyqanxhiku po ndërtohet me standarde të reja dhe me ritëm të shpejtë,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar përkushtimin për të sjellë zhvillim konkret në komunitet.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 8106
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Mbi 1.4 milionë euro, për ujë të pastër, për rrjet të ri, për jetë më të lehtë, për Dyqanxhikun

sali me vlen in ne qeveri nuk ka hapesire per skenare te rrezikshem qe perdorin shqiptaret si mish per top per interesa pushteti 6890fd9687cd0
Lajmi i radhës

Sali: Me VLEN-in në Qeveri nuk ka hapësirë për skenarë të rrezikshëm që përdorin shqiptarët si mish për top për interesa pushteti

Të fundit nga

ShkoLartë