5
Shkup, 14 shtator – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti nga vendngjarja njoftoi se në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikësve dhe institucionet kompetente, kanë reaguar menjëherë për të menaxhuar situatën. Nga ora 14:00, pas njoftimit për incidentin, inspektorët kanë nisur matjet e cilësisë së ajrit dhe rezultatet paraprake priten të publikohen në vijim, transmeton Zhurnal.mk.
Nëpërmjet një deklarate publike, z. Mexhiti nga Trubareva i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e Ministrisë për mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë, duke qetësuar komunitetin dhe duke u siguruar se situata është nën kontroll. Të gjitha të dhënat e posaçme do të jenë të disponueshme për publikun sa më shpejt të përpunohen.//ZHURNAL
Burimi: zhurnal.mk


