mexhiti lagjja e gazi babes dhe cairi do te jene kampione te zhvillimit 68d7e7323332c

Mexhiti: “Lagjja e Gazi Babës dhe Çairi do të jenë kampionë të zhvillimit”

September 27, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet
Mexhiti, gjatë vizitës së tij në lagjen e njohur si Malboro në Gazi
Babë, ka shprehur vizionin e tij për zhvillimin e komunës dhe
transformimin e saj në një hapësirë moderne dhe funksionale.

“Lagjja e Malboros ka historinë e saj krenare, të lidhur me ekipin
legjendar të futbollit të vogël në Shkup. Ashtu si dikur ky ekip që
fitoi respekt dhe lavdi, sot edhe kjo lagje do të bëhet kampione –
kampione në zhvillim, kampione në ndërtim, kampione në sigurinë e
banorëve të saj,” u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se vizioni i tij për Çairin është i bazuar në investime të
prekshme, që do të sigurojnë kushte më të mira për banorët: rrugë të
rregulluara, infrastrukturë të qëndrueshme, siguri dhe mirëqenie.

“Më 19 tetor, Gazi Baba dhe i gjithë Çairi do të shpallen kampionë të
një epoke të re. Fitorja do të jetë madhështore, sepse ky vend gjithmonë
ka pasur madhështi,” deklaroi kandidati i VLEN.

Sipas tij, banorët e Çairit meritojnë më të mirën, dhe sfida kryesore
është përballja me të keqen, me krimin dhe me ata që e kanë penguar
zhvillimin e komunës.

“Mesazhi ynë është i qartë: një Çair kampion, një Gazi Babë fitues nga
çdo garë, ashtu si dikur ekipi i paharruar i Malboros,” përfundoi
Mexhiti.

IMG 5720

IMG 5719

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te henen edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore 68d7e6901b987
Lajmi i mëparshëm

Të hënën edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore

pas disa muajsh thatesire dhe temperaturash te larta nisin reshjet e shiut ne kukes 68d7e8966d4e3
Lajmi i radhës

Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës

Të fundit nga

ShkoLartë