IZET MEXHITI 5

Mexhiti: Kur flet Bujari, nuk është mirë për shqiptarët! Çairi do të vendos mes Beogradit dhe Evropës (VIDEO)

August 30, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kundër kandidatit të tij nga BDI, Bujar Osmani, duke e akuzuar se historikisht ka zgjedhur Beogradin para shqiptarëve.

“Ka shkuar në Kiev, ka shkuar në Azerbejxhan, por nuk e pa të rrugës të shkojë në Mitrovicë. Për më tepër, plani i tij ishte që policia e Kosovës të tërhiqej dhe aty të mbetej policia serbe. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi! Realiteti është krejt ndryshe: policia serbe u tërhoq, iku nga atje dhe sot policia e Kosovës kontrollon territorin,” theksoi Mexhiti.

Mexhiti ka paralajmëruar qytetarët e Çairit se çdo fjalë e Bujar Osmanit është rrezik për shqiptarët, sepse sipas tij përvoja e Osmanit ka treguar se gjithmonë ka zgjedhur Beogradin para Mitrovicës, Open Balkanin para Evropës dhe interesat personale para interesave kombëtare.

“Kur flet Bujari, nuk është mirë për shqiptarët,” tha prerë Mexhiti, duke nënvizuar se zgjedhjet në Çair nuk janë vetëm një betejë lokale, por një përballje mes dy botëve: një politike të dështuar, të lidhur me Beogradin, dhe një alternative të re që garanton dinjitet, barazi dhe orientim evropian.

Sipas tij, qytetarët e Çairit këtë herë kanë rastin të ndajnë të kaluarën e errët të lidhjeve me Beogradin nga e ardhmja evropiane e shqiptarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gordon ramsay kalon neper nje operacion per kancerin e lekures mesazhi i tij per fansat 68b2ebf76d412
Lajmi i mëparshëm

Gordon Ramsay kalon nëpër një operacion për kancerin e lëkurës: Mesazhi i tij për fansat

ibrahimi porosite opoziten nga buteli te garojme me projekte konkrete mjafte me me fjale e krekosje boshe 68b2f01891ec1
Lajmi i radhës

Ibrahimi porositë opozitën nga Buteli: Të garojmë me projekte konkrete, mjaftë më me fjalë e krekosje boshe

Të fundit nga

ShkoLartë