mexhiti kur flet bujari nuk eshte mire per shqiptaret cairi do te vendos mes beogradit dhe evropes 68b2fd37daadc

Mexhiti: Kur flet Bujari, nuk është mirë për shqiptarët! Çairi do të vendos mes Beogradit dhe Evropës

August 30, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kundër kandidatit të tij nga BDI, Bujar Osmani, duke e akuzuar se historikisht ka zgjedhur Beogradin para shqiptarëve.

“Ka shkuar në Kiev, ka shkuar në Azerbejxhan, por nuk e pa të rrugës të shkojë në Mitrovicë. Për më tepër, plani i tij ishte që policia e Kosovës të tërhiqej dhe aty të mbetej policia serbe. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi! Realiteti është krejt ndryshe: policia serbe u tërhoq, iku nga atje dhe sot policia e Kosovës kontrollon territorin,” theksoi Mexhiti.

Mexhiti ka paralajmëruar qytetarët e Çairit se çdo fjalë e Bujar Osmanit është rrezik për shqiptarët, sepse sipas tij përvoja e Osmanit ka treguar se gjithmonë ka zgjedhur Beogradin para Mitrovicës, Open Balkanin para Evropës dhe interesat personale para interesave kombëtare.

“Kur flet Bujari, nuk është mirë për shqiptarët,” tha prerë Mexhiti, duke nënvizuar se zgjedhjet në Çair nuk janë vetëm një betejë lokale, por një përballje mes dy botëve: një politike të dështuar, të lidhur me Beogradin, dhe një alternative të re që garanton dinjitet, barazi dhe orientim evropian.

Sipas tij, qytetarët e Çairit këtë herë kanë rastin të ndajnë të kaluarën e errët të lidhjeve me Beogradin nga e ardhmja evropiane e shqiptarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump shkurton 3 3 milione euro ndihme per komunitetin lgbt ne ballkan 68b2fc8f4586d
Lajmi i mëparshëm

Trump shkurton 3.3 milionë euro ndihmë për komunitetin LGBT në Ballkan

moti keq shkakton veshtiresi te levizjes se automjeteve ne disa akse ne vlore rruget kthehen ne lumenj 68b2fe98bb4f2
Lajmi i radhës

Moti keq shkakton vështirësi të lëvizjes së automjeteve në disa akse në Vlorë, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë