mexhiti kultura shtylle strategjike per zhvillimin e cairit dhe ringjalljen e carshise se vjeter 68e926d4471ba

Mexhiti: Kultura, shtyllë strategjike për zhvillimin e Çairit dhe ringjalljen e Çarshisë së Vjetër

October 10, 2025
min lexim

Nga zemra e Çarshisë së Vjetër, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti promovoi shtyllën e katërt të programit të tij
zgjedhor Kulturën, duke e cilësuar si një komponent kyç për zhvillimin
ekonomik, social dhe urban.

“Jo rastësisht jemi në Çarshi për të promovuar shtyllën e katërt Kulturën, sepse praktikat evropiane dhe pozitive tregojnë se kultura ka
përmirësuar imazhin e komunave dhe ka sjellë ndikime të rëndësishme edhe në ekonomi”, u shpreh Mexhiti, duke theksuar se përvoja ndërkombëtare është burim frymëzimi për qasje të reja.Ai përmendi bashkëpunimin me komunën Botkyrka të Stokholmit, e cila përmes investimit në kulturë ka arritur të përmirësojë imazhin e saj dhe të krijojë një identitet të ri:

“Ne si Komunë e Çairit jemi të vëllazëruar me komunën Botkyrka, e cila ka 60% të popullsisë me prejardhje të huaj dhe 40% suedezë. Kanë kaluar nëpër shumë sfida në të kaluarën, kanë provuar në shumë segmente, por vetëm përmes kulturës arritën të përmirësojnë imazhin dhe ekonominë. Përmes organizimit të aktiviteteve të shumta kulturore, ata arritën të
jenë pjesë e mediave të njohura, jo më për probleme, por për kulturë”,
tha ai.

Mexhiti theksoi se të njëjtin ndikim pozitiv e ka parë edhe në Çarshinë e Vjetër, sidomos me rikthimin e studentëve dhe zhvillimin e jetës
kulturore.

“Edhe këtu në Çarshi e kemi parë ndikimin e kulturës, vendosja e studentëve ka rikthyer jetën. Aktivitetet e shumta kulturore dhe
përqendrimi i potencialit krijues e kanë bërë kthesën”, u shpreh ai Duke e shpallur kulturën si një shtyllë themelore të qeverisjes së tij,
Mexhiti u zotua se ajo do të ecë krah për krah me rininë, sportin dhe
arsimin, për të ndërtuar një Çair modern dhe gjithëpërfshirës.

“Sot po premtoj se kultura do jetë një shtyllë e rëndësishme e komunës së Çairit. Duam që Tingujt e Çarshisë t’i importojmë në portën e
kulturës, diçka të ngjashme si në Ohër apo Shkup. Ideja është që në Çarshi të krijojmë një skenë natyrale, e cila do të funksionojë si
qendër e gjallë kulturore”.

Mexhiti paralajmëroi rikonstruktimin e hapësirës kulturore tek Kurshumli
Hani, për ta shndërruar në një skenë të hapur për aktivitete të vazhdueshme kulturore.

“Tek Kurshumli An kemi një skenë të hapur që do ta rikonstruojmë. Do të përqendrojmë aty shoqatat kulturore, gjithçka në Çarshi, dhe kjo, besoj,do të jetë një stimul i madh për zhvillimin kulturor dhe ringjalljen e
vërtetë të Çarshisë”, u shpreh për fund Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keds mobilizon afro 500 punetore diten e zgjedhjeve lokale te 12 tetorit 68e9146e6a860
Lajmi i mëparshëm

KEDS mobilizon afro 500 punëtorë ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

gjkko e la ne burg apeli i posacem cakton daten per shqyrtimin e ankimit te ilir metes 68e92834eb4d3
Lajmi i radhës

GJKKO e la në burg, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimit të Ilir Metës

Të fundit nga

ShkoLartë