mexhiti kujdesi per pensionistet eshte perparesi kemi siguruar hapesire te re dhe mbeshtetje konkrete 68dfd0378a424

Mexhiti: Kujdesi për pensionistët është përparësi, kemi siguruar hapësirë të re dhe mbështetje konkrete

October 3, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet
Mexhiti vizitoi Shoqatën e Pensionistëve në Çair ku takoi përfaqësues të
tyre që kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në ndërtimin e
shoqërisë në vend.

“Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë për mua. Nuk jam këtu vetëm për
të dëgjuar, por për të treguar se premtimet po bëhen realitet”, u shpreh
Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes konkrete për të
moshuarit.

Gjatë kësaj vizite, ai bëri të ditur se Shoqata e Pensionistëve tashmë
ka në përdorim një hapësirë shtesë për aktivitete ditore, si pjesë e
angazhimit për ta bërë këtë kategori më të përfshirë në jetën shoqërore.

Mexhiti kujtoi gjithashtu se gjatë këtij viti, mbështetja nga qeveria
për pensionistët ka qenë e prekshme, me rritjen e pensioneve si një masë
direkte që përmirëson sigurinë ekonomike të të moshuarve.

Nga 1 Tetori është realizuar një tjetër rritje, dhe me rritjen që pritet
në muajin mars, pensionistët do të përfitojnë gjithsej 7,000 denarë
shtesë, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit të tyre.

“Kujdesi për pensionistët është pjesë kyçe e programit tim politik. Do
të vazhdojmë të investojmë në ambientet, shërbimet dhe mirëqenien e
tyre. Sepse një komunë e mirë matet edhe nga mënyra si i trajton më të
moshuarit e vet”, theksoi Mexhiti.

e4ad34ea 4375 46f5 85ed a132a6af22ed0c6ff15c e704 48ea 9141 67a682b94f8c5fb092b9 1e33 4c05 937e 705d44723ab8

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jordanco kostadinov prioritet per femijet te rinjte dhe ciftet e reja ne ceshine oblesheve 68dfcf8fdb1fb
Lajmi i mëparshëm

Jordanço Kostadinov: Prioritet për fëmijët, të rinjtë dhe çiftet e reja në Çeshinë-Obleshevë

do blinte kokaine per ta shitur ne burgun ku punonte arrestohet ne flagrance polici ne tirane 68dfd195ba5e3
Lajmi i radhës

Do blinte kokainë për ta shitur në burgun ku punonte, arrestohet në flagrancë polici në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë