FB IMG 1763137692014

Mexhiti: Komuna e Çairit hap horizonte të reja bashkëpunimi me Odën Ekonomike Maqedoni-Turqi

November 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, sot priti në kabinetin e tij delegacionin e Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO), të përbërë nga Fatih Shahbaz, Ajdovan Ademoski, Imer Selmani dhe Shahpaz Molaliev.

Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Komunës së Çairit dhe MATTO-s. Palët diskutuan mbi vizionin e përbashkët ekonomik, mundësitë për ndërmarrje të projekteve të reja, si dhe format e thellimit të partneritetit që sjellin vlera të drejtpërdrejta për komunën e Çairit dhe qytetarët.

Gjatë bashkëbisedimit u shkëmbyen ide dhe qëndrime rreth zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve, forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, mbështetjes infrastrukurrore dhe projekteve të përbashkëta në arsim e punësim, organizimin e eventeve tregtare dhe aktiviteteve që mundësojnë rrjetëzim më të fortë ndërmjet bizneseve.

Kryetari Mexhiti vlerësoi lartë angazhimin dhe gatishmërinë e MATTO-s për bashkëpunim, duke theksuar se Komuna e Çairit mbetet e hapur dhe e orientuar drejt iniciativave që sjellin zhvillim të qëndrueshëm, lëvizje ekonomike dhe perspektivë të re për qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja kur do te filloje big brother vip 5 albania 691756324f839
Lajmi i mëparshëm

Ja kur do të fillojë Big Brother VIP 5 Albania

blerim bexheti akuzon se kallezimi penal ndaj tij eshte i motivuar politikisht 69175fb6c8ada
Lajmi i radhës

Blerim Bexheti akuzon se kallëzimi penal ndaj tij është i motivuar politikisht

Të fundit nga

ShkoLartë