IZET MEXHI DHE ALI AHMETI

Mexhiti: Koha e retorikës boshe të Ali Ahmetit ka mbaruar, shqiptarët duan punë, jo premtime! (VIDEO)

October 21, 2025
1 minut lexim

“Pas 22 viteve kjo është hera e parë që Ali Ahmeti ende nuk ka dalë me konferencë për shtyp, pasi që është mbyllur një proces zgjedhor.” Kështu ka drklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për “Euronews Albania”.

Sipas Mexhitit, heshtja e Ali Ahmetit flet më shumë se çdo deklaratë, sepse tregon krizën e thellë politike në të cilën është zhytur kampi opozitar pas disfatave të njëpasnjëshme.

“Pasi që i humbi zgjedhjet parlamentare, tash u deklasua në zgjedhjet lokale. Unë mendoj që dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto humbje. Është porosi e qartë që shqiptarët duan reforma, duan punë, programe, vizion dhe jo fjalë e retorikë boshe të Ali Ahmetit,” ka theksuar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka shtuar se rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 19 Tetor janë dëshmi se qytetarët shqiptarë po i japin fund një epoke të stërzgjatur premtimesh boshe dhe po e mbështesin fuqishëm modelin e ri të koalicionit qeverisës VLEN, që sipas tij po sjell standarde të reja në politikë, transparencë dhe zhvillim real për komunat shqiptare.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

driton tali godet ramen e quan fans i grigor bregovicit dhe ivo andricit 68f7c5409c779
Lajmi i mëparshëm

Driton Tali godet Ramën, e quan fans i “Grigor” Bregoviçit dhe Ivo Andriçit

aksident i frikshem ne qafe plloce perplasen dy automjete njeri shperthen ne flake 68f7c5e3a4864
Lajmi i radhës

Aksident i frikshëm në Qafë Plloçë, përplasen dy automjete, njëri shpërthen në flakë

Të fundit nga

ShkoLartë