IZET MEXHITI 1

Mexhiti: Koalicioni BDI-LEVICA, tradhti ndaj shqiptarëve dhe ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

September 17, 2025
1 minut lexim

Bashkëpunimi midis BDI-së dhe LEVICËS nuk është as koalicion e as risi politike, por një aleancë e turpit që funksionon tash e tre vjet në qytetin e Shkupit, duke e bërë BDI-në të vetmen parti që bashkëpunon me një subjekt të shpallur hapur anti-NATO dhe anti-BE. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, duke komentuar bashkëpunimin e Ali Ahmetit me LEVICËN e Dimitar Apasievit.

“Nuk është sihariq bashkëpunimi midis BDI-së dhe LEVICËS pro ruse. Të vetmen gjë që kanë bërë është nderimi i varrit të diktatorit Enver Hoxha, dhe këtë e kanë si element, si pikëtakim me korpusin shqiptar. Është më e keqja e Maqedonisë, edhe partie maqedonase nuk duan të bashkëpunojnë me LEVICËN, t’i kenë për partner, vetëm BDI e bën këtë – deri më tani në kryeqendër, tashmë edhe nëpër qytetet tjera shqiptare,” ka thënë Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka nënvizuar se ky “koalicion i zezë” është dëshmia më e qartë e degjenerimit politik të BDI-së, e cila për të ruajtur pushtetin lokal, është e gatshme të shkelë mbi orientimin strategjik euroatlantik të shqiptarëve dhe mbi interesin kombëtar.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, VLEN-i në qeveri po e mbron orientimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, ndërsa BDI me LEVICËN po hapin dyert për Rusinë dhe izolimin, duke shtuar se qytetarët shqiptar do ta ndëshkojnë këtë aleancë të turpshme në zgjedhjet e 19 Tetorit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pd denoncon kryebashkiakun socialist te tropojes shkeli perseri ligjin i dha tenderin 829 mln leke te rruges kusheririt te tij drejtesia ta hetoje 68ca9d7992194
Lajmi i mëparshëm

PD denoncon kryebashkiakun socialist të Tropojës: Shkeli përsëri ligjin, i dha tenderin 82,9 mln lekë të rrugës kushëririt të tij! Drejtësia ta hetojë

juventus mendon per bernardo silven 68ca9ddebc3a5
Lajmi i radhës

Juventus mendon për Bernardo Silvën

Të fundit nga

ShkoLartë