mexhiti klubi beshiktash krenari e cairit sporti dhe rinia do te mbeshteten me prioritet 68dec5fdb52a4

Mexhiti: Klubi ‘Beshiktash’, krenari e Çairit – Sporti dhe rinia do të mbështeten me prioritet

October 2, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar lart rolin e klubit futbollistik “Beshiktash”, duke e quajtur atë një histori suksesi dhe krenarie për komunën.

“Klubi ‘Beshiktash’, i themeluar në vitin 2000, është krenari e madhe e komunës sonë. Prej 25 vitesh, nën drejtimin e Sherafedin Sulimanit dhe trajnerit Furkan Ali, ky klub ka nxjerrë gjenerata të tëra futbollistësh që kanë shkëlqyer si në vend, ashtu edhe në klube ndërkombëtare”, shkroi Mexhiti.

Ai shtoi se puna e bërë deri më tani përbën një pasuri të madhe jo vetëm për sportin, por edhe për komunitetin.

“Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm për rininë dhe për komunitetin tonë. Ne shprehim mirënjohje të thellë për këtë punë të jashtëzakonshme, e cila forcon jo vetëm sportin, por edhe identitetin dhe krenarinë tonë si komunë”, ka shkruar ai.

Mexhiti premtoi se mbështetja për sportin dhe rininë do të jetë prioritet në mandatin e ardhshëm.

“Në mandatin e ardhshëm, si kryetar i Çairit, do të vazhdojmë ta mbështesim sportin me prioritet të lartë, sepse aty ku investohet tek rinia dhe talenti, investohet tek e ardhmja jonë”, është shprehur Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

koha kur jonida vokshi garonte per miss albania 68dec1d77a221
Lajmi i mëparshëm

Koha kur Jonida Vokshi garonte për “Miss Albania”

nevzat bejta premtoi qenin e lagjes visar ademi premton pasaporta per qente endacake 68ded316326e0
Lajmi i radhës

Nevzat Bejta premtoi qenin e lagjes, Visar Ademi premton pasaporta për qentë endacakë

Të fundit nga

ShkoLartë