Screenshot 295

Mexhiti: Këtë vit fillojmë me ndërtimin e rrugës Cvetan Dimov, rrugën e Jahja Pashës! (VIDEO)

January 29, 2026
1 minut lexim

Projekti për ndërtimin e rrugës Cvetan Dimov, e njohur edhe si rruga e Jahja Pashës, tashmë ka hyrë në buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe në planin e furnizimeve, duke hapur rrugën për fillimin e realizimit gjatë këtij viti. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus në TV21.

Sipas Mexhitit ka pasur disa vonesa për nisjen e këtij projekti për shkak të mungesës së dokumentacionit nga qeverisja e kaluar, por sipas tij, këto pengesa tashmë janë drejt finalizimit.

I pyetur nëse realizimi i projektit do të prekë bizneset përgjatë kësaj rruge, Mexhiti siguroi se nuk parashihet rrënim i dyqaneve dhe se bizneset nuk do të dëmtohen.

“Nuk ka dyqane që duhet të rrënohen. Pika më kritike është ndërtesa që ka mbetur prej kohës së komunizmit, përballë shkollës “Liria”. Të tjerët, edhe ata që kanë ndërtuar objekte të përkohshme, i dinë vijat e kuqe, ose janë tërhequr më brenda ose kanë lënë hapësirë që kur të vijë puna për realizimin e bulevardit, të rrënohen ato pjesë”, tha Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka shtuar se në rast se ka rrënime të pjesshme të objekteve, qytetarët do të dëmshpërblehen nga Qyteti i Shkupit.

“Ka një buxhet prej 2 deri në 3 milionë euro për dëmshpërblim të qytetarëve. Nëse dikujt do i merren 2 metra, 5 apo 10, për aq sa merret, do të dëmshpërblehen. Këtu kompromis nuk ka, pasi që kjo është arteria kryesore e Çairit”, ka theksuar më tej Mexhiti.

Sipas kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti me realizimin e bulevardit “Cvetan Dimov”, Çairi do të marrë një dimension të ri zhvillimi, pasi që kjo rrugë lidh drejtpërdrejt lagjen me qarkoren e Shkupit, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe perspektivën urbane të zonës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamtumira e fundit sot per vogelushin qe vdiq tragjikisht ne lipjan 697b09eea1dae
Lajmi i mëparshëm

Lamtumira e fundit sot për vogëlushin që vdiq tragjikisht në Lipjan

AFRIM GASHI
Lajmi i radhës

Gashi: Qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota, por do të ishte mirë të bëhet me konsensus

Të fundit nga

ShkoLartë