IZET MEXHITI 1

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

October 1, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk është bërë pishman për largimin e tij nga BDI-ja, duke theksuar se kjo është një çështje e mbyllur për të.

Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Mexhiti tha se dalja nga BDI-ja nuk ka qenë një vendim i momentit, por rezultat i një përplasjeje të gjatë të brendshme.

“Assesi, e para nuk kam dal ad-hok, për shkak të një çështjeje, por ka qenë një luftë e brendshme 7-8 vite. Nuk ka qenë e lehtë, por në momentin që kam dalë jashtë, është kapitull i mbyllur dhe kam vazhduar me opozitën shqiptare e cila tani qeverisë me shqiptarët, ndërsa BDI është në opozitë”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se tashmë është i fokusuar në angazhimin e tij brenda VLEN-it.

“Këtë kapitull e kam mbyllur. Jam pjesë e VLEN-it dhe bashkëkryetar i VLEN-it”, tha Mexhiti.

Megjithatë, Mexhiti nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit të VLEN-it me subjektet tjera politike shqiptare, përfshirë edhe opozitën për çështje të caktuara.

“Sepse fundja jemi subjekte shqiptare dhe ka momente ku duhet të jemi bashkë, por në parim jemi konkurrentë politikë”, u shpreh Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vizita ne shba rama publikon foto me trump 6abeb9afeb3b3
Lajmi i mëparshëm

Vizita në SHBA, Rama publikon foto me Trump

arrestohet 27 vjecari ne britani pergatiti akte terroriste ne bazen ajrore raf fairford 6abeba39cf457
Lajmi i radhës

Arrestohet 27-vjeçari në Britani, përgatiti akte terroriste në bazën ajrore RAF Fairford

Të fundit nga

ShkoLartë