IZET MEXHITI 1 2

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në (VIDEO)

September 18, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe një prej liderëve të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kandidaturat e partisë Levica në komunat shqiptare, theksoi se ato nuk janë të rastësishme, por të lidhura ngushtë me bashkëpunimin që kjo parti ka me BDI-në në këto disa vite.

“Duhet pasur parasysh se disa vite, pra gjatë këtij mandati, koalicioni i BDI-së me Levicën dhe me Danellën ka funksionuar. Nuk mund të them suksesshëm, sepse është udhëheqësia më e keqe që e njeh historia e Shkupit, mirëpo si koalicion ata kanë funksionuar, kanë ndarë pushtet aty, i kanë ndarë drejtoritë. Pra Apasiev, Danella dhe Ahmeti kanë funksionuar deri tash. ” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se kandidimi i kandidatëve të Levicës në komunat shqiptare nuk është i pavarur, por pjesë e një skenari të përbashkët me BDI-në.

“Kandidimi i kandidatëve të Levicës në qytetet shqiptare është në funksion dhe në interes në bashkëpunim me BDI-në.” theksoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Të krijojmë një sektor publik që do të jetë nxitës i zhvillimit, partner i qytetarëve dhe garantues i së ardhmes evropiane të vendit

IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI
Lajmi i radhës

Mexhiti: Është qesharake që BDI akuzon VLEN për “Botën Serbe”, kur vetë kanë takuar Vuçiçin, kanë qenë promotorë të Open Ballkanit

Të fundit nga

ShkoLartë