mexhiti kandidaturat e levices ne komunat shqiptare jane te koordinuara me bdi ne 68cbed962d769

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në

September 18, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe një prej liderëve të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka komentuar kandidaturat e partisë Levica në komunat shqiptare, duke theksuar se ato nuk janë të rastësishme, por të lidhura ngushtë me bashkëpunimin që kjo parti ka pa me BDI-në në këto disa vite.

“Duhet pasur parasysh se disa vite, pra gjatë këtij mandati, koalicioni i BDI-së me Levicën dhe me Danellën ka funksionuar. Nuk mund të them suksesshëm, sepse është udhëheqësia më e keqe që e njeh historia e Shkupit, mirëpo si koalicion ata kanë funksionuar, kanë ndarë pushtet aty, i kanë ndarë drejtoritë. Pra Apasiev, Danella dhe Ahmeti kanë funksionuar deri tash. ” tha Mexhiti.

Ai shtoi se kandidimi i kandidatëve të Levicës në qytetet shqiptare nuk është i pavarur, por pjesë e një skenari të përbashkët me BDI-në.

“Kandidimi i kandidatëve të Levicës në qytetet shqiptare është në funksion dhe në interes në bashkëpunim me BDI-në.” theksoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 2 4
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti prezanton projektin jetik për qytetarët: Në zemër të Çair do të ketë Stacion Territorial të Zjarrfikësve

begaj pret gjeneralin amerikan gryenkwich 68cbeef9f157a
Lajmi i radhës

Begaj pret Gjeneralin amerikan Gryenkwich

Të fundit nga

ShkoLartë