IZET MEXHITI 2

Mexhiti: Jemi dakorduar për modelin me bashkëkryetarë në VLEN

March 9, 2026
1 minut lexim

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat-M ka thënë se janë dakorduar për modelin me bashkëkryetarë, krejt në funksion të organizimit më të mirë si një parti politike.

“Pas shumë debateve dhe argumenteve, pro dhe kontra u dakoduam se modeli më i përshtatshëm për VLEN është të jetë me bashkëkryetarë, bashkë me Bilall Kasamin”, tha ai.

Në parim, shtoi ai, jemi dakorduar rreth ideologjisë së VLEN, që do jetë më tepër qendër e djathtë.

“Është zgjedhur modeli i lidershipit që është një risi rreth ndryshimit, karakteristikë e VLEN është dialogu dhe jo vendimet autokrate. Edhe pse është modeli i bashkëkryetarëve, brenda kryesisë do të vendoset me konsensus, nëse ka ndonjë dilemë duhet të shkohet më shumicë absolute, jo të thjeshtë, krejt kjo në funksion të demokratizimit të skenës politike”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, ndryshimet në Kosovë, kanë pasur efektin e vet edhe të ndryshimet në kampusin politik shqiptarë edhe në Maqedoni. Sipas tij, është e qartë se VV është pjesë e VLEN-it.

“Nëse kthehemi në retrospektivë ka qenë koalicioni LEN, pastaj VLEN, Bekim Qoku është kryetar i grupit parlamentar të VLEN, është pjesë përbërëse e VLEN, poashtu në kryesinë e ngushtë dhe parashihet të jetë në pozitën e nënkryetarit”, ka thënë Mexhiti.

 

 

 

 

 

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hoxhaj komenton zhvillimet e fundit koalicioni i shpreses u shnderrua ne 69af1f1464853
Lajmi i mëparshëm

Hoxhaj komenton zhvillimet e fundit: “Koalicioni i shpresës” u shndërrua në…

Të fundit nga

Alisson Becker nuk udhëton drejt Stambollit

Portieri titullar i Liverpoolit, Alisson Becker, do të mungojë në ndeshjen e së martës në UEFA Champions League ndaj Galatasaray, e cila zhvillohet në orën 18:30. Gardiani brazilian nuk ka udhëtuar me
ShkoLartë