mexhiti ironizon opoziten shqiptare nese arritjet zhbehen kaq lehte atehere cfare kane bere per 20 vjet 686db082435ed

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

July 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 korrik – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të opozitës shqiptare të ashtuquajtur “Fronti Kombëtar”, duke i quajtur paradoksale deklaratat e tyre për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Në një postim publik, Mexhiti ka ironizuar thirrjet për “bashkim kombëtar” dhe paralajmërimet për rrezikun e zhbërjes së të arriturave të shqiptarëve në vend.

“Po nëse të arriturat për shqiptarët zhbëheshkan kaq kollaj, siç pretendojnë për çdo ditë, a do të thotë që për 20 vjet asnjë çështje nuk qenka institucionalizuar?!”, pyet Mexhiti, duke aluduar në mungesën e rezultateve konkrete nga qeverisja e mëparshme e partive opozitare shqiptare.

Sipas tij, nëse të gjitha zgjidhjet e mëhershme mund të rrezikohen kaq lehtë, atëherë ato nuk kanë qenë reforma të vërteta, por “mashtrime për popullin”.

Ky reagim vjen në një kohë kur debati politik mes shumicës së re dhe opozitës shqiptare është intensifikuar, sidomos rreth çështjeve të identitetit, përfaqësimit dhe balancave etnike në institucionet shtetërore. (INA)

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshtu e fundosen houthit anijen me flamur grek 686dad3b3b0f6
Lajmi i mëparshëm

Kështu e fundosën Houthit anijen me flamur grek

adelina nis pushimet ne turqi shfaqet zjarr nga plazhi 686db53342ead
Lajmi i radhës

Adelina nis pushimet në Turqi, shfaqet ‘zjarr’ nga plazhi

Të fundit nga

ShkoLartë