mexhiti investim mbi 6 milione denare ne lagjen gazi babe per furnizim te qendrueshem me uje 68c1a8d7a6b53

Mexhiti: Investim mbi 6 milionë denarë në lagjen Gazi Babë për furnizim të qëndrueshëm me ujë

September 10, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Bajram Shabani” në lagjen Gazi Babë të Komunës së Çairit.

Projekti i mbështetur nga Ministria e Mjedisit ka për synim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

Ky investim, me vlerë mbi 6 milionë denarë, përfshin ndërtimin e një gypi të ri me profil DN 280 mm dhe gjatësi 235 metra, duke zëvendësuar rrjetin ekzistues të amortizuar.

“Me këtë ndërhyrje eliminohen ndërprerjet e shpeshta dhe furnizimi i pamjaftueshëm, duke siguruar ujë të pijshëm me presion të përmirësuar përgjatë gjithë rrugës,” deklaroi Mexhiti gjatë takimit me banorët e lagjes.

Projekti realizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, dhe synon të garantojë qasje të vazhdueshme dhe cilësore në ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prishtina parking rinis punen me rregulla te reja per pagesa e gjoba avokatet e qytetaret te shqetesuar 68c1a39015426
Lajmi i mëparshëm

​Prishtina Parking rinis punën me rregulla të reja për pagesa e gjoba, avokatët e qytetarët të shqetësuar

kandidati i pavarur per komunen e struges mendi qyra shpall zyrtarisht perberjen e kryesise se shtabit zgjedhor 68c1b5502b1ed
Lajmi i radhës

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, shpall zyrtarisht përbërjen e kryesisë së shtabit zgjedhor

Të fundit nga

Melos Bajrami pa zhurmë te Vllaznia 

Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që mbajnë ekuilibrat e ekipit.  Një prej tyre është Melos Bajrami, mbrojtësi që
ShkoLartë