mexhiti inspekton punimet ne rrugen nexhat agolli serava po behet me infrastrukture moderne 68a9e4d7c6426

Mexhiti inspekton punimet në rrugën “Nexhat Agolli”: Serava po bëhet me infrastrukturë moderne

August 23, 2025
1 minut lexim

Shkup. 23 gusht – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Nexhat Agolli” në Seravë, një projekt që përfshin rreth 630 metra katror sipërfaqe.

Ky investim sipas Mexhitit është pjesë e vizionit të tij për një Çair modern dhe me standarde evropiane, ku çdo familje do të ketë kushte më të mira jetese dhe një infrastrukturë që lehtëson qarkullimin dhe lidh lagjet mes vete.

“Ky është një hap konkret që tregon përkushtimin tonë për të sjellë zhvillim real në çdo lagje. Serava dhe e gjithë komuna e Çairit do të ndihen më afër institucioneve që punojnë për qytetarët. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin”, theksoi Mexhiti.

Sipas Mexhitit ky projekt është dëshmia më e mirë se vizioni i VLEN-it nuk mbetet në fjalë, por përkthehet në vepra konkrete, që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me ndikim por e munguar publikisht melania trump po i zgjedh momentet e saj diplomatike kete mandat 68a9e3675d7f9
Lajmi i mëparshëm

Me ndikim, por e munguar publikisht, Melania Trump po i zgjedh momentet e saj diplomatike këtë mandat

kush ishte artur zheji 68a9e67d8c80c
Lajmi i radhës

Kush ishte Artur Zheji?

Të fundit nga

ShkoLartë