mexhiti inspektoi punimet per ndertimin e rrjetit primar te ujesjellesit ne merove te zhelines 68a8b87354c7c

Mexhiti inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Merovë të Zhelinës

August 22, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë, z. Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës Blerim Sejdiu dhe deputetë të zonës, sot ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen për realizimin e projektit të ndërtimit të rrjetit primar të ujësjellësit në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës.

Projekti parashikon ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit brenda fshatit, ndërtimin e tubacionit lidhës nga rezervuari deri tek rrjeti kryesor, hapjen e një bunari të ri pranë atij ekzistues, si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rezervuarit tashmë të ndërtuar.

Deri më tani është realizuar hapja e një bunari dhe ndërtimi i një rezervuari, të cilat do të përfundohen dhe modernizohen në kuadër të këtij projekti.

Vlera e përgjithshme e investimit është 15.847.359 denarë, të siguruara nga buxheti i Ministrisë përkatëse, ndërsa punimet pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2025.

“Furnizimi i qëndrueshëm me ujë të pijshëm është një prej prioriteteve më të rëndësishme për qeverinë tonë, sepse është i lidhur drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vendbanimeve tona. Me këtë projekt po u japim fund dekadave të mungesës së ujësjellësit në Merovë, duke u garantuar banorëve kushte më të mira për jetë”, theksoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve.

Ky investim është pjesë e projekteve strategjike që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bazike dhe përmbushjen e nevojave elementare të qytetarëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës dhe më gjerë.

2 3

6

1.jpeg

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presioni per te pasur sukses ne karriere shpesh behet fatal per marredheniet cumberbatch dhe colman tregojne si ti mbijetosh nje martese 68a8b45e99725
Lajmi i mëparshëm

Presioni për të pasur sukses në karrierë shpesh bëhet fatal për marrëdhëniet, Cumberbatch dhe Colman tregojnë si t’i mbijetosh një martese

osmani jam i afte per te thithe fonde 68a8b87cb1fac
Lajmi i radhës

Osmani: Jam i aftë për të thithë fonde

Të fundit nga

ShkoLartë