mexhiti hap shtabin lokal te nendeges 7 marsi kur eshte ne pyetje cairi ne e leme qeverine 68d10a5940583

Mexhiti hap shtabin lokal të nëndegës “7 Marsi”: Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë

September 22, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, hapi shtabin zgjedhor lokal në nëndegën “7 Marsi” në lagjen e tij, ku u prit nga një numër i madh qytetarësh.

Në fjalën e tij, Mexhiti e quajti tubimin një manifestim të fuqisë popullore. Ai theksoi se mbështetja e banorëve është energjia që do të shndërrohet në projekte konkrete për lagjet, shkollat dhe çerdhet e Çairit.

Duke kujtuar se dikur kjo lagje ishte vend ku laheshin kamionët e “Higjienës Komunale” që pastronin gjithë Shkupin dhe sot është lagje urbane me standarde, Mexhiti tha se i njëjti transformim mund dhe duhet të ndodhë në të gjithë Çairin. “Ne nuk vijmë me premtime boshe, por me projekte dhe ide të qarta,” theksoi ai.

Ai prezantoi projektet madhore të parapara për Çairin:

100 milionë euro investime të sigurua për zhvillim;
Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” me vlerë prej 40 milionë eurosh;
Sheshi Skënderbeu me parking nëntokësor prej 400 vendesh dhe investim prej 25 milionë eurosh;
Dy çerdhe të reja në Fushë Topanë dhe Çair të Vjetër me kapacitet për 1,000 fëmijë;
Dy shkolla të reja që do të mundësojnë mësim me një ndërrim dhe kushte më të mira për 8,500 nxënësit e Çairit;
Infrastrukturë të rregulluar për ujësjellës, kanalizim dhe rrjet atmosferik në lagjet e Çairit;
Pishina dhe salla sportive për të rinjtë, përfshirë edhe shndërrimin e bazenit të vjetër të papërdorur për 50 vite në një qendër të re sportive dhe muze të arritjeve të Çairit.
Mexhiti paralajmëroi gjithashtu 3,000 vendparkime të reja në komunë dhe investime të përbashkëta me Qytetin e Shkupit, mes tyre projekti prioritar prej 10 milionë eurosh për rrugën e Jahja Pashës, si dhe rregullimin e bulevardeve “Xhon Kenedi” dhe “Brigadës Maqedonase-Kosovare”.

“Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë, por edhe kur jemi në Qeveri nuk harrojmë që kemi ardhë prej Çairit, prandaj ato nuk mund të tregojnë për këto 8 vite sa ishin në Qeveri, dy zëvendëskryeministra edhe Artani edhe Bujari se çka bënë për Çairin përveç hapje të kazinove, të kredive të shpejta dhe korrupsionit të lartë.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a e dini se cfare eshte teoria e thonjve te kuq 68d1063351d8d
Lajmi i mëparshëm

A e dini se çfarë është teoria e thonjve të kuq?

photo output 17
Lajmi i radhës

Vallet tona fluturuan në skenën ndërkombëtare, “Ibe Palikuqi” shkëlqeu në Bullgari

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë