photo output 7 scaled

Mexhiti godet Ahmetin: Nuk ka njerëz për këto zgjedhje lokale, nga 15 komuna 8 ia dha Aleancave!

July 21, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka kritikuar ashpër Bashkimin Demokratik për Integrim dhe liderin e saj Ali Ahmeti, duke theksuar se partia është në rënie të lirë dhe pa kapacitete njerëzore për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fillim të Tetorit.

Në “Vetëm Lajme” në Televizionin Kanal 5, Mexhiti u shpreh:

“BDI nga 15 komuna do të garojë vetëm në 7, ndërsa 8 ia ka dhënë Aleancave. Nga 11 komuna që i udhëheq aktualisht, në rastin më të mirë mund të llogarisë vetëm në 7.”

Sipas Mexhitit, kjo është dëshmi e qartë se Ali Ahmeti nuk ka më kuadro për t’iu kundërvënë VLEN-it në zgjedhje dhe se BDI po lëshon gjithçka vetëm për të shpëtuar vetveten.

“BDI ka vendosur që në këto zgjedhje lokale të jap gjithçka, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e saj,” tha Mexhiti, duke sinjalizuar se përplasja politike në zgjedhjet lokale do të jetë vendimtare për fatin e BDI-së.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 6
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti në Kanal 5: Danella Arsovska po bën fushatë nacionaliste dhe antishqiptare me ndihmën e Blerim Bexhetit

photo output 8
Lajmi i radhës

Mexhiti: Bujar Osmani jeton në ndërtim pa leje. Ai nuk mund të shes moral për Çairin!

Të fundit nga

ShkoLartë