IMG 9602

Mexhiti forcon partneritetin me SHBA-të për shpëtimin e Liqenit të Ohrit (FOTO)

September 11, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me ambasadoren amerikane, znj. Angela Ageler, ku në fokus ishte ruajtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i Liqenit të Ohrit, një prej pasurive më të çmuara të vendit dhe rajonit.

Mexhiti dhe ambasadorja Ageler diskutuan mbi përmirësimin e cilësisë së ujit, menaxhimin e peshkimit, zhvillimin e turizmit dhe hapat konkret të propozuar nga ekspertët amerikanë, si forcimi i Institutit Hidrobiologjik, monitorimi limnologjik dhe mbrojtja e troftës së Ohrit. Në takim mori pjesë edhe profesori i njohur amerikan, Jason Stockwell, i cili së shpejti do të vizitojë Ohrin për të ndarë ide mbi bashkëpunimin shkencor dhe institucional.

“Ruajtja e Liqenit të Ohrit është prioritet kombëtar dhe ndërkufitar. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara na jep garanci të forta për sukses në mbrojtjen e kësaj trashëgimie natyrore dhe kulturore,” ka thënë Mexhiti, duke nënvizuar se miqësia me SHBA-të është garanci për të ardhmen ekologjike dhe të sigurt të vendit.

IMG 9604

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse po flet justin bieber me trupin dhe jo me fjalet 68c2da11ccd72
Lajmi i mëparshëm

Pse po flet Justin Bieber me trupin dhe jo me fjalët?

arben fetai taravari e shiti lojen politikisht u ndame pa asnje fjale te keqe 68c2de3a1bf62
Lajmi i radhës

Arben Fetai: Taravari e shiti lojën, politikisht u ndamë pa asnjë fjalë të keqe!

Të fundit nga

ShkoLartë