Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka dhënë një përgjigje të fuqishme lidhur me pritjet për zgjedhjet lokale të 19 Tetorit. Duke iu përgjigjur një pyetjeje për anketat dhe rezultatin e mundshëm, Mexhiti theksoi se energjia dhe përkrahja e qytetarëve janë dëshmia më e qartë e fitores që po afrohet.
“Çdo ditë ka anketa pasi që fokusi është vendosur mbi Çairin dhe neve kjo nuk na pengon. Atë që e shohim në anketa e vërteton edhe kontakti, energjia, përkrahja nga popullata me të cilët ne kemi qenë në vazhdimësi në kontakt, jemi në kontakt dhe do mbesim në kontakt sepse këtu e kërkoj mbështetjen politike dhe këtu dua të realizojë këtë mbështetje politike përkundër të tjerëve të cilët e shohin si trampolinë për karrierë personale apo për t’u rikthyer në Qeveri,” ka deklaruar Mexhiti.
Duke e bërë të qartë dallimin mes vizionit të tij dhe kundërshtarit të AKI-së, Mexhiti nënvizoi se vota e tij kërkohet për Çairin dhe për ta kthyer këtë përkrahje në vepra konkrete për qytetarët.
“E ndjejmë energjinë që na flet dhe që fitorja do të jetë historike, do të jetë e madhe, por anketa e vërtetë do të jetë me 19 Tetor,” la përfunduar Mexhiti.
Sipas kandidatit të koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti Çairi është gati për fitoren e radhës dhe se vullneti i qytetarëve do të vulosë edhe një fitore të madhe për VLEN-in më 19 Tetor.


