mexhiti fitorja e feti abazit ne bogovine do te sjelle nje nivel te ri te udheheqjes lokale 690000d1b8312

Mexhiti: Fitorja e Feti Abazit në Bogovinë do të sjellë një nivel të ri të udhëheqjes lokale

October 28, 2025
1 minut lexim

Bogovina ka nevojë për një nivel më ndryshe të udhëheqjes komunale – me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij sonte në Bogovinë kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti.

Mexhiti vizitoi kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bogovinës, Feti Abazin, duke theksuar se suksesi i kësaj komune varet drejtpërdrejt nga fitorja e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ai theksoi se Abazi është një kandidat profesionist, me program real që adreson nevojat e qytetarëve.

“Pala tjetër nuk kishte program, prandaj humbi. Ne ofruam program dhe fituam. Kemi ditur ta bëjmë dallimin mes zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare. Ende flasim për ujë dhe kanalizim – kushte elementare për jetesë dinjitoze. Në këto zgjedhje, si lokale ashtu edhe parlamentare, shqiptari votoi për kandidatët e VLEN-it për katër vitet e ardhshme,” – deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se gjatë 15 muajve të fundit qeverisja e tyre nuk është përfshirë në afera korruptive apo ngjarje të montuara politike. Sipas tij, VLEN ka mbështetur komunat me projekte konkrete dhe jo për qëllime politike.

“Komunat nuk duhet të përdoren për kalkulime politike, por për zgjidhjen e çështjeve elementare të qytetarëve. Faktori kryesor i largimit të të rinjve mbetet mungesa e kushteve bazike. Ne nuk kemi nevojë për slogane të mëdha – kërkojmë mbështetje për standard më të mirë jetese, në krye me Fetinë,” – shtoi ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1761604739934
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Saraji feston fitoren e merituar, bashkimi i njerëzve të mirë solli rezultate të mëdha!

dumani nuk ka lene shok pa me masakruar ahmetaj pendohem per besimin e dhene ndaj edi rames 69000234efdd6
Lajmi i radhës

“Dumani nuk ka lënë shok pa më masakruar”, Ahmetaj: Pendohem për besimin e dhënë ndaj Edi Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë