IMG 9507

Mexhiti: Fillon rikonstruksioni i rrugës “Banatska” në Çair

September 8, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur nisjen e një projekti të rëndësishëm për qytetarët e lagjes Tophanë, rikonstruksionin e rrugës “Banatska”.

Me një buxhet prej rreth 3 milionë denarësh, ky investim i financuar nga thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje të komunave, do të sjellë asfaltim të plotë, bazament të përforcuar dhe një sistem modern kullimi. Projekti garanton siguri, komoditet dhe qëndrueshmëri afatgjatë për banorët e kësaj zone.

“Ky është modeli ynë i punës, profesionalizëm, rezultate të prekshme dhe fokus tek qytetari. Së bashku po ndërtojmë një Çair ku çdo qytetar ndihet i vlerësuar dhe i përfshirë,” ka thënë Mexhiti.

Sipas Mexhitit nisja e këtij projekti dëshmon se VLEN nuk merret me fjalë boshe, por me vepra që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski per materialet e pergjuara me kane ndjekur mua por edhe femijet e mi 68bee9be6b9d7
Lajmi i mëparshëm

Mickoski për materialet e përgjuara: Më kanë ndjekur mua, por edhe fëmijët e mi!

mpb nderpritet trafiku ne rrugen nga kryqezimi i mavroves drejt gostivarit per shkak te nje aksidenti automjetet po devijohen ne rruge dytesore 68bef6d21ac79
Lajmi i radhës

MPB: Ndërpritet trafiku në rrugën nga Kryqëzimi i Mavrovës drejt Gostivarit për shkak të një aksidenti, automjetet po devijohen në rrugë dytësore

Të fundit nga

ShkoLartë