IMG 9723

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

September 14, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot sërish realizoi një vizitë në terren në kompaninë për menaxhim me mbeturina elektrike e djegur në Trubarevë, ku sot është vendosur një stacion matës për monitorimin në kohë reale të cilësisë së ajrit.

Mexhiti, me kërkesë të të cilit është vendosur ky stacion matës, ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, znj. Ivana Ginovska, dhe rektori i Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, prof. dr. Dejan Mirkovski.

Gjatë vizitës, ministri Mexhiti bëri inspektim të funksionimit të stacionit të sapoinstaluar për matjen e cilësisë së ajrit ambiental.

Qëllimi i vizitës ishte të theksohet rëndësia e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përmirësimit të mjedisit jetësor përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Matjet do të realizohen çdo ditë, 24/7, për të ndjekur cilësinë e ajrit dhe për të informuar me kohë opinionin publik, i cili do të ketë mundësi t’i ndjekë të dhënat në kohë reale.

IMG 9722

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijon aksioni izraelit ndaj hamasit ushtria izraelite njofton se ka eliminuar 11 anetare te organizates palestineze 68c6e465eb181
Lajmi i mëparshëm

Vijon aksioni Izraelit ndaj Hamasit, ushtria izraelite njofton se ka eliminuar 11 anëtarë të organizatës palestineze

perparim rama vrapon ne shenje vetedijesimi kunder kancerit te gjirit 68c6e9903374a
Lajmi i radhës

Përparim Rama vrapon në shenjë vetëdijësimi kundër kancerit të gjirit

Të fundit nga

ShkoLartë