mexhiti dyqanxhiku po perjeton nje rilindje te vertete urbane investim prej 2 milione eurosh per infrastrukture moderne dhe kushte dinjitoze per banoret 68ed5392bf27f

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

October 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit,
z. Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve në lagjen Dyqanxhik, ka
njoftuar për investimin më të madh që kjo lagje ka parë ndonjëherë, duke
theksuar se transformimi i saj do të jetë shembull i zhvillimit të
qëndrueshëm urban.

“Këtu jemi në inspektim të punimeve në lagjen e Dyqanxhikut, lagje kjo
që ka afër 2 mijë banorë dhe ka filluar rekonstruimi i tërësishëm i
infrastrukturës nëntokësore, ujësjellës i ri, kanalizim i ri, rrjet
atmosferik i ri që vendoset për herë të parë, si dhe asfaltim i plotë i
të gjitha rrugëve e rrugicave brenda lagjes. Projekti është në vlerë
prej 2 milionë eurosh, të ndara nga Ministria e Ambientit Jetësor, me të
cilën menaxhoj unë,” ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti ka shtuar se zhvillimi i lagjes po shoqërohet edhe me investime
të tjera të rëndësishme për jetën publike dhe bizneset lokale.

“Këtu afër kemi edhe parkingun pranë Qendrës Konservatore, ku parkingu
nëntokësor tashmë është hapur dhe ofron 70 vende të reja parkimi, në
shërbim të bizneseve dhe të Çarshisë. Dyqanxhiku po përjeton një
rilindje, një zhvillim siç nuk e ka parë asnjëherë më parë,” theksoi
Mexhiti.

Në vazhdim, Mexhiti bëri të ditur se investimet do të prekin edhe
arsimin.

“Afër këtu është shkolla fillore “Jashar Beu”, ku kemi pastruar oborrin
dhe shumë shpejt do të fillojmë me ndërtimin e sallës së sportit. Me
ndërtimin e kësaj salle, kjo shkollë do të jetë e dyta në komunën e
Çairit që do të funksionojë në një ndërim dhe me mësim tërë ditor,” tha
Mexhiti.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmbylli
inspektimin duke theksuar se Çairi po hyn në një fazë të re të
zhvillimit urban dhe social, ku çdo lagje do të ketë infrastrukturë
moderne, hapësira publike funksionale dhe standarde më të larta jetese
për qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI NE KOHA 2
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Bujar Osmani si ish ministër i Shëndetësisë edhe në spitalin e nënave të Çairit ka vjedhur! Rasti “Pacienti” është provë e qartë! (VIDEO)

marreveshja per paqen ne gaza begaj mbeshtesim paqen e qendrueshme 68ed54f507a50
Lajmi i radhës

Marrëveshja për paqen në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

Të fundit nga

ShkoLartë