sa shfrytezohet potenciali turistik i carshise se shkupit izet mexhiti me plan konkret 68e8d1cf026c0

Mexhiti: Drejtësia, Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive dhe Kultura janë tri ministri strategjike për avancimin e pozitës së shqiptarëve

July 3, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se marrja e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë së Kulturës përbën një hap të rëndësishëm për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për forcimin e institucioneve shtetërore.

Në një reagim me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ai theksoi se vendi po hyn në një fazë të re të qeverisjes, të mbështetur në parimet e barazisë, drejtësisë dhe përgjegjësisë.

“Drejtësia është themeli i shtetit të së drejtës dhe garancia më e fortë për barazinë e qytetarëve. Marrja e këtij resori nënkupton përgjegjësi për të çuar përpara reforma të thella në sistemin e drejtësisë, për ta kthyer besimin e qytetarëve te gjyqësori dhe institucionet, për të garantuar zbatimin e plotë të të drejtave kushtetuese e gjuhësore që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit”, theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive dhe ajo e Kulturës do të kenë rol të rëndësishëm në forcimin e kohezionit shoqëror, promovimin e karakterit multietnik të shtetit dhe ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve, ndërsa së bashku me resorët e Çështjeve Evropiane, Ekonomisë dhe Mjedisit Jetësor do të kontribuojnë në përshpejtimin e integrimit evropian të vendit.

“Ky rikonfigurim përfaqëson edhe një konsolidim të plotë të përfaqësimit të VLEN-it në Qeveri. Një VLEN i konsoliduar në Qeveri nënkupton më shumë unitet në vendimmarrje, më shumë efikasitet në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe më shumë përgjegjësi në përmbushjen e zotimeve tona ndaj qytetarëve”, përfundoi Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski gjate dites se sotme do te dorezohen ne kuvend emrat e ministrave te rinj 6a478b35c2349
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Gjatë ditës së sotme do të dorëzohen në Kuvend emrat e ministrave të rinj

pas finlandes edhe lituania vendos te lejoje armet berthamore ne territorin e saj 6a479d44d8165
Lajmi i radhës

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

Të fundit nga

ShkoLartë