mexhiti do te mbeshtesim cdo profesion te ndershem qe krijon vlere ne cair 68e69ff777eb8

Mexhiti: Do të mbështesim çdo profesion të ndershëm që krijon vlerë në Çair

October 8, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është takuar me berberët e kësaj komune, duke vlerësuar punën e
tyre si shembull të suksesit, përkushtimit dhe traditës familjare.

Në takimin e mbajtur me përfaqësues të këtij profesioni, Mexhiti theksoi se berberët dhe zejtarët e Çairit janë pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe ekonomike të komunitetit.

“Në çdo berberi fshihet një histori e vogël suksesi, një biznes familjar që qëndron mbi punë, përkushtim dhe traditë. Berberët e Çairit janë ata që çdo ditë takojnë dhjetëra qytetarë, dëgjojnë historitë e tyre, ndajnë
hallet dhe gëzimet e përditshme,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se përmes politikave të qarta për zhvillim dhe lehtësime për bizneset e vogla, do të mbështesë çdo profesion të ndershëm dhe çdo
familje që krijon vlerë në Çair.

“Berberët, frizerët, zejtarët dhe tregtarët janë forca e vërtetë e ekonomisë lokale. Janë ata që me duart e tyre krijojnë bukuri,
stabilitet dhe jetë në lagjet tona. Prandaj, ne do të jemi përkrah tyre me politika të qarta për zhvillim, me lehtësime për bizneset e vogla, me mbështetje për iniciativat familjare dhe me kushte më të mira pune që nxisin dinjitetin e punëtorit dhe fuqinë e vetëqëndrueshme të ekonomisë
lokale.” theksoi ai.

Në fund, kandidati i VLEN-it u shpreh se vizioni i tij për Çairin është një komunë që ruan traditën, nxit modernizimin dhe forcon ekonominë
lokale.

“Çairi do të mbetet shtëpia e mjeshtrave, vendi ku puna vlerësohet, ku tradita takohet me modernitetin dhe ku çdo njeri ka vendin e vet në historinë e qytetit tonë. Sepse Çairi është një familje e madhe që rritet mbi solidaritetin, punën dhe respektin për njëri-tjetrin.”
përfundoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti takon kampionin florim zendeli frymezim per te rinjte 68e69f52b8d38
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti takon kampionin Florim Zendeli: Frymëzim për të rinjtë

ndryshime ne prefekturen e qarkut te vlores emerohet prefektja e re 68e6a1544b234
Lajmi i radhës

Ndryshime në prefekturën e Qarkut të Vlorës/ Emërohet prefektja e re

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë