mexhiti dibra po zgjohet me fisnikun ndryshimi po ndodh 68c548f779e8d

Mexhiti: Dibra po zgjohet, me Fisnikun ndryshimi po ndodh!

September 13, 2025
1 minut lexim

Në një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje nga qytetarët në Dibër për kandidain e VLEN-it, Fisnik Mela, zv/kryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se Dibra është gati për një epokë të re.

“Dibra po zgjohet, ndryshimi po ndodh! Sonte, në zemër të Dibrës, hapëm shtabin zgjedhor të VLEN, mes entuziazmit të qytetarëve dhe besimit të ndërsjellë se një epokë e re po vjen,” shkroi ai.

Ai theksoi se kandidati i VLEN-it, Fisnik Mela, përfaqëson një drejtim të ri për qytetin.

“Kandidati ynë, Fisnik Mela, përfaqëson shpresën për një drejtim të ri, të bazuar në profesionalizëm, përvojë dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit po i vie fundi. Dibra meriton më shumë.”

Mexhiti nënvizoi se Dibra ka potencial të madh zhvillimi, i cili do të shfrytëzohet me drejtimin e ri.

“Potenciali për zhvillim është i madh dhe me Fisnikun në krye, Dibra do ta marrë vendin që i takon. Dibra VLEN!”, përfundoi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fundjave me e kendshme per ciftet qe bejne seks 68c544d37e869
Lajmi i mëparshëm

Fundjavë më e këndshme për çiftet që bëjnë seks

albi qamili emerohet bartes i listes se vlen ne tetove 68c5561445f57
Lajmi i radhës

Albi Qamili emërohet bartës i listës së VLEN në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë