FB IMG 1763395253217

Mexhiti dhe Rektori i universitetit Ballkanik në Shkup nisin një aleancë për dijen

November 17, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Çairit sot u zhvillua takim mes kryetarit Izet Mexhiti dhe delegacionit nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit (UIB), të kryesuar nga Rektori Lutfi Sunar. Në takim morën pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme, Seyhan Murtezan Ibrahimi, si dhe Këshilltari Ligjor, Betim Ameti.

Me këtë rast, kryetari Mexhiti ka thënë se kjo vizitë vjen në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve dhe konsiderohet një sinjal i qartë se Çairi po shndërrohet në një qendër të rëndësishme të inovacionit dhe bashkëpunimit akademik.

Ndërkohë, rektori Sunar i uroi Mexhitit suksese dhe shprehu gatishmërinë e UIB-it për të forcuar partneritetin me Komunën e Çairit.

Mexhiti dhe Sunar diskutuan edhe për disa projekte që do të ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë, përfshirë Qendrën e Inovacionit Social, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe zhvillimin e mëtejshëm të kampusit universitar.

Kryetari Mexhiti gjithashtu ka theksuar se Komuna e Çairit do të mbetet një partner aktiv i çdo institucioni që sjell dije, zhvillim dhe vizion për të ardhmen e shoqërisë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak cakton daten dhe oren kur do thirret berisha per 21 janarin 691b4773cf33d
Lajmi i mëparshëm

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

njesia speciale nderhyn ne obrance shkak protesta e banoreve per varrezat 691b498f37955
Lajmi i radhës

Njësia Speciale ndërhyn në Obrançë, shkak protesta e banorëve për varrezat

Të fundit nga

ShkoLartë