FB IMG 1762876519942

Mexhiti dhe Murtezi vendosin prioritetet e qeverisjes së re në Çair

November 11, 2025
1 minut lexim

Çairi po hyn në një fazë të re të qeverisjes lokale, ku stabiliteti institucional dhe bashkëpunimi ndërmjet strukturave udhëheqëse po vendosen në qendër të veprimit. Kështu ka shkruar në një facebook status kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, pas takimit të tij me kryetarin e sapozgjedhur të këshillit të komunësKomunal, Muhamet Murtezi.

Sipas Mexhitit, ky takim shënon një moment të rëndësishëm, pasi vetëm një ditë më parë, në mbledhjen konstituive, Murtezi mori drejtimin e organit përfaqësues të Komunës. Fillimi i mandatit të ri të Këshillit Komunal vjen si hap i natyrshëm drejt konsolidimit të institucioneve dhe forcimit të strukturave vendimmarrëse pas procesit zgjedhor.

Gjatë bashkëbisedimit, Mexhiti dhe Murtezi diskutuan procesin e konstituimit të Këshillit, prioritetet e punës për periudhën e ardhshme, si dhe mënyrat për të rritur efikasitetin institucional përmes bashkëpunimit të ngushtë mes ekzekutivit dhe legjislativit lokal.

Mexhiti gjithashtu ka shkruar se qëllimi i përbashkët është i qartë, shërbime më të mira, institucione më funksionale dhe transparencë për qytetarët e Çairit.

Kryetari Mexhiti ka shkruar se Çairi ka nevojë për institucione që punojnë me përgjegjësi, integritet dhe vizion zhvillimor dhe që ky do të jetë drejtimi në ditët dhe muajt në vijim, në shërbim të qytetarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video tragjedi ne turqi avioni ushtarak rrezohet ne kufirin midis gjeorgjise dhe azerbajxhanit 20 persona ne ekuipazh 69135b6b837a1
Lajmi i mëparshëm

Video/ Tragjedi në Turqi, avioni ushtarak rrëzohet në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, 20 persona në ekuipazh

samie elishi tregon arsyen e ndarjes nga sam thompson dhe thote se do te kthehej serish ne love island 691361b22efe4
Lajmi i radhës

Samie Elishi tregon arsyen e ndarjes nga Sam Thompson dhe thotë se do të kthehej sërish në “Love Island”

Të fundit nga

ShkoLartë