IZET MEXHITI

Mexhiti dhe ish myftiu i Shkupit Berisha bashkojnë vizionin për të rinjtë dhe të ardhmen (FOTO)

September 21, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me ish-myftiun e Shkupit, Zenun Berisha.

Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi çështje me rëndësi për të ardhmen e komunës, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe perspektivat e zhvillimit të tyre.

Mexhiti theksoi se për të ecur përpara është e domosdoshme mbështetja mbi vlera të patjetërsueshme, përvojë të vlefshme dhe angazhim të sinqertë. Ai potencoi vizionin për një qeverisje që mbështetet tek qytetari, dëgjon dhe punon me përkushtim për të ardhmen e Çairit.

Në këtë kontekst, u vlerësua lart edhe kontributi i ish myftiut Berisha për komunën, duke e cilësuar si një personalitet me ndikim të madh në jetën shoqërore dhe fetare të Çairit.

Në fund të këtij takimi, Mexhiti falënderoi familjen Berisha për pritjen dhe respektin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut në funksion të mirës së përbashkët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princ leka ndan nje selfie me blerten nga udhetimi i tyre 68d04159af0e7
Lajmi i mëparshëm

Princ Leka ndan një selfie me Blertën nga udhëtimi i tyre

rektori i universitetit te tetoves prof dr jusuf zejneli u dekorua me titullin prestigjioz ambasador i paqes 68d052911362e
Lajmi i radhës

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u dekorua me titullin prestigjioz “Ambasador i Paqes”

Të fundit nga

ShkoLartë