IZET MEXHITI

Mexhiti: Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës është skandaloze dhe zbulon fytyrën e vërtetë të “Open Balkanit”

July 14, 2026
1 minut lexim

“Po të isha Sllobodan Millosheviqi, etnikisht do ta kisha pastruar Kosovën në vitin 1998”, është deklaratë që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi, ka reaguar kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, duke dënuar ashpër deklaratën e një ministreje të Qeverisë së Serbisë.

Sipas Mexhitit, fakti që deklarata nuk u pasua me shkarkim, dënim publik, kërkim faljeje apo shprehje pendese nga autoritetet serbe, ngre pikëpyetje serioze mbi gatishmërinë e Serbisë për t’u distancuar nga politikat nacionaliste të së kaluarës.

Mexhiti thekson se glorifikimi i Sllobodan Millosheviqit dhe shprehja e keqardhjes që, sipas tij, “Kosova nuk është pastruar etnikisht”, përbën një mesazh të rrezikshëm, me përmbajtje shoviniste, raciste dhe ksenofobike, që bie ndesh me çdo normë morale, etike dhe juridike.

Mexhiti vlerëson se deklarata të tilla rrëzojnë pretendimet për një epokë pajtimi në Ballkan dhe, sipas tij, dëshmojnë se ideologjia e “Serbisë së Madhe” vazhdon të mbijetojë në qarqe të caktuara politike në Beograd.

Në reagimin e tij, kryetari Mexhiti, kritikon edhe nismën “Open Balkan”, duke e cilësuar atë si një projekt që, sipas tij, ka shërbyer për rehabilitimin politik dhe historik të Serbisë për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Duke rikujtuar krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, Mexhiti përmend mijëra civilë shqiptarë të vrarë, persona të zhdukur dhe gra të dhunuara, duke theksuar se këto janë plagë që nuk mund të relativizohen apo të glorifikohen.

Në fund, Mexhiti nënvizon se Kosova sot është shtet i pavarur, demokratik dhe i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa kritikon, siç shprehet ai, ata që vazhdojnë të heshtin përballë deklaratave të tilla nga zyrtarët serbë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haracina nis ndertimin e qendres sportive daut beqiri po bejme realitet nje enderr te shumepritur 6a567aeeefa3c
Lajmi i mëparshëm

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

FB IMG 1784054611686
Lajmi i radhës

Mexhiti: Investimi në kulturë është investim në vepra që lënë gjurmë dhe pasurojnë jetën artistike të shoqërisë

Të fundit nga

ShkoLartë