mexhiti cernilishtja na priti me bujari mikpritjen dhe respektin do ta kthejme me qeverisje te drejte dhe perkushtim 690136346004e

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

October 28, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN sot qëndroi në fshatin Cërnilishtë ku u prit me shumë bujari dhe respekt. Mexhiti me këtë rast tha se këtë do tua kthej me qeverisje të drejtë dhe përkushtim të madh.

“Fshati ynë i dashur Cërnilishtë na priti me atë bujari, mikpritje dhe respekt që e ka trashëguar brez pas brezi ndër shekuj. Këtë respekt që na dhatë ju, ne do ta kthejmë me qeverisje të drejtë, me punë të prekshme dhe përkushtim të pakursyer gjatë katër viteve të ardhshme. Do të jemi mbështetja e fortë e Blerim Islamit në krye të Komunës së Dollnenit, sepse ai është zëri i ndryshimit, njeriu që bashkon, punon pa u ndalur dhe i qëndron pranë secilit prej jush me zemër e përgjegjësi. Me mendje e me zemër do ta zhvillojmë Cërnilishten dhe gjithë komunën, dhe Qeveria do të jetë pjesë e këtij zhvillimi”, shkruan Mexhiti në FB.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria do te ule investimet kapitale borxhin do ta shlyeje me borxh te ri ne buxhetin per 2026 6901358f3bbd9
Lajmi i mëparshëm

Qeveria do të ulë investimet kapitale, borxhin do ta shlyejë me borxh të ri në buxhetin për 2026

psikologia loreta caka heshtja ndaj dhunes ushqen tragjedite familjare 690137962d20f
Lajmi i radhës

Psikologia Loreta Caka: Heshtja ndaj dhunës ushqen tragjeditë familjare

Të fundit nga

ShkoLartë