FB IMG 1761406696558

Mexhiti: Çdo lagje e Çairit po merr pamje të re, Dizhoni tashmë me infrastrukturë moderne!

October 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili më 19 tetor shënoi një fitore bindëse kundër kandidatit opozitar Bujar Osmani nga radhët e AKI-së, ka vazhduar me ritmin e investimeve në çdo lagje të komunës.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, Mexhiti ka bërë të ditur se projekti i radhës që po përfundon është ai në lagjen Dizhon, ku rruga “Halim Halimiq” tashmë është asfaltuar dhe është vënë në përdorim.

“Sot ishim në Dizhon dhe pamë nga afër rrugën ‘Halim Halimiq’, e cila tashmë është asfaltuar dhe është vënë në përdorim. Ky investim përfshin kanalizimin dhe rrjetin e ri të ujësjellësit, tashmë plotësisht funksional. Një punë e kryer me standard, që i jep Dizhonit infrastrukturën që e ka merituar prej kohësh,” ka shkruar Mexhiti.

Mexhiti ka falënderuar banorët e Dizhonit për durimin dhe bashkëpunimin si dhe ekipet që punuan me përkushtim për ta realizuar këtë projekt.

“Projektet po përfundojnë një nga një dhe rezultatet po duken qartë në çdo lagje të Çairit. Urime Dizhon!”, ka përfunduar kryetari Mexhiti, duke e cilësuar këtë investim si një tjetër dëshmi të përkushtimit të ekipit të tij ndaj zhvillimit urban të Çairit.

Screenshot 20251025 173834 Facebook

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmendet moti stuhia tropikale melissa le pas tre te vdekur 68fcf03fe0ac3
Lajmi i mëparshëm

Çmendet moti! Stuhia tropikale Melissa lë pas tre të vdekur

lufta ne ukraine te pakten tre te vdekur ne sulmet ruse ne kiev dhe dnipropetrovsk 68fcf1e97a576
Lajmi i radhës

Lufta në Ukrainë, të paktën tre të vdekur në sulmet ruse në Kiev dhe Dnipropetrovsk

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë